Më shumë se 1 mijë ushtarë britanikë janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve britanikë nga Libani, nga frika se lufta e Izraelit në Gaza mund të eskalojë në një konflikt më të gjerë në rajon, shkruan Sky News.
Qindra ushtarë, komando të marinës mbretërore dhe pilotë janë gati që të lëvizin drejt bazës ajrore britanike në Qipro – që do të vepronin në çfarëdo lloj misioni të evakuimit, transmeton Telegrafi.
Burra e gra janë të gatshëm në Britani të Madhe që të zbarkojnë në atë rajon me një paralajmërim paraprak.
Në anën tjetër, ekspertë të sigurisë pretendojnë se Irani dhe Hezbollahu i mbështetur nga grupet militante iraniane në Liban, do të synojnë një sulm hakmarrës mbi Izraelit.
Një veprim i tillë do të nxiste qeverinë izraelite që të nisë një sulm më të gjerë në Libanin fqinj.
Këto dy vende ishin futur në luftën e fundit në vitin 2006 – një krizë që kishte nxitur një evakuim masiv të shtetasve britanik nga ai vend. /Telegrafi/