Vetëm edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, një për vendin e tretë dhe finalja e madhe për trofeun e Kupës së Botës.
Në Kupën e Botës, Katar 2022 kanë marrë pjesë 32 Kombëtare, ku secila federatë pjesëmarrëse është shpërblyer me një shumë të konsiderueshme financiare.
Skuadrat që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve dhe janë eliminuar kanë fituar nga 8,4 milionë euro.
Ndërkohë ato ekipe që kanë arritur në 1/8 e finales dhe janë eliminuar kanë fituar nga 11,7 milionë euro.
Federata e kombëtareve çerekfinaliste kanë fituar shumën e 15,4 milionë eurove.
Ndërkohë fitimet edhe më të mëdha kanë katër skuadrat e fundit që kanë mbetur në garë për medalje.
Kroacia dhe Maroku do të përballen të shtunën mbrëma për vendin e tretë, vend që i fiton 24,5 milionë euro, derisa humbësi i kësaj ndeshje apo vendi i katërt i merr dy milionë euro më pak.
Fituesi i Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës do të fitojë 38 milionë euro, derisa vendi i dytë 11 milionë euro më pak. /Telegrafi/