Telegrafi

Nga fitimi i Kupës së Botës te shitja e pishinave: Jeta e re e një prej sulmuesve më efektivë në Evropë në vitet e 90-ta

Stephane Guivarc’h, një futbollist francez që konsiderohej si një nga sulmuesit më efektivë në Evropë dhe që fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998, bën jetë të thjeshtë pas tërheqjes së tij nga futbolli, pasi punon si shitës pishinash.

Ish-futbollisti 53-vjeçar, i cili vari këpucët në vitin 2002, e ridrejtoi jetën e tij si shitës pishinash për Tanguy Piscines Bretagne, kompania e një miku të tij në qytetit Concarneau.

Si u bë futbollisti Stephane Guivarc’h një shitës pishinash?

“Kam 17 vjet që jam në biznesin e pishinës. Drejtuesi i kompanisë është një miku im, i cili më tha se po mendonte të krijonte një divizion pishinash dhe po kërkonte një përfaqësues shitjeje”.

“Meqenëse në atë kohë isha i papunë, i thashë se do t’i jepja një dorë dhe, 17 vjet më vonë, vazhdoj të punoj me të”, ka thënë Guivarc’h për RMC Sport.

Sulmuesi francez, për të cilin Newcastle pagoi 4.1 milionë euro për Auxerre në vitin 1998, ka pranuar se “bëj një jetë të ekuilibruar. Nuk kam nevojë të kërkoj vazhdimisht të jem para një kamere apo mikrofoni për të ekzistuar”.

Për mënyrën e tij të jetesës si shitës pishinash, Guivarc’h shtoi se “Jam duke udhëtuar gjatë gjithë ditës, gjithçka po shkon shumë mirë dhe natën kthehem në shtëpi”.

Pavarësisht se ka qenë në pension për 21 vjet, Guivarc’h shpjegon në ‘The Times’ se fansat ende e njohin atë.

“Numri im i celularit është në faqen e internetit të kompanisë dhe fansat më thërrasin për të kënduar himnin e Kupës së Botës në Francë, I Will Survive (Unë do të mbijetoj)”.

Karriera e Guivarc’h si futbollist

Guivarc’h gjatë karrierë së tij ka zhvilluar 14 paraqitje për Kombëtaren e Francës.

Ish-sulmuesi me klube luajti për Brest, Guingamp, Auxerre, Rennes, Auxerre dhe Newcastle United.

/Telegrafi/