Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditura të dhënat e fundit sa i përket gjendjes epidemiologjike.
Në 24 orët e fundit, 56 raste të tjera të infektimit me coronavirus u konfirmuan në Serbi gjersa u testuan 4,189 njerëz.
Fatkeqësisht, një person vdiq, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është 724 që nga fillimi i epidemisë, raporton b92.
Gjithashtu është bërë e ditur se janë 35 pacientë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa gjithsej 479 pacientë u shtruan në spital.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë është 31,905, ndërsa numri i përgjithshëm i testuar është 978,600. /Telegrafi/