Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket infektimit me coronavirus.
Në Itali, 11,705 persona të tjerë u infektuan me coronavirus, e cila gjë është 780 më shumë se dje.
Kjo njëkohësisht është rritja më e madhe ditore e numrit të pacientëve që nga fillimi i pandemisë, raporton reuters.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 69 pacientë të tjerë vdiqën si rezultat i COVID-19, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me të shtunën, kur u konfirmuan 47 vdekje.
Në Itali, 414,241 raste me COVID-19 janë regjistruar që nga muaji shkurt, si rezultat i së cilës 36,543 njerëz ndërruan jetë. /Telegrafi/