Nga fillimi i këtij muaji, përfshirë ditën e djeshme, zyrtarët policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë për Siguri Publike në kuadër të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhërpagesa për qytetarët-pjesëmarrës në komunikacion për kundërvajtje të kryera sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete. Shumica e këtyre shkeljeve të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë – 6.056, pasuar nga parkimi i paligjshëm – 4.213 dhe vozitje pa patentë shoferi – 1.510, njoftojnë sot nga MPB.
“Ndryshe, në kuadër të aktiviteteve të djeshme të zyrtarëve policorë lidhur me kontrollet e vazhdueshme të komunikacionit në rrugët në vend, sipas treguesve statistikorë, janë lëshuar 864 urdhërpagesa.
Njëkohësisht janë shënuar 273 dhe 270 shkelje për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe parkimit të paligjshëm. Gjithashtu, dje janë regjistruar 58 shkelje për drejtimin të automjetit pa patentë shofer, pasuar nga 33 raste të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe 28 raste të të folurit në telefon gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, janë evidentuar 14 kundërvajtje për këmbësorët, 7 persona drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tre kanë kaluar në semaforë të kuq. Në 21 raste, në përputhje me Ligjin për automjete, automjetet e paregjistruara janë larguar nga qarkullimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/