Telegrafi

Nga ferri, në maje të Evropës: A mundet Kosova ta kopjojë Irlandën?

Ekonomia e Republikës së Irlandës vitin e kaluar regjistroi një rritje prej 4.8 për qind, normë kjo e cila është më e larta në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Ky përmirësim i përshpejtuar i rimëkëmbjes ekonomike i atribuohet reformave strukturore dhe reduktimit të shpenzimeve të qeverisë.

Pasi në vitin 2013 kishte rritje me vetëm 0.2 për qind, bruto produkti i brendshëm (GDP) irlandez i vitit të kaluar u ngrit në 4,8 për qind, njoftoi zyra e statistikave të këtij shteti. Kjo rritje është dukshëm më e lartë sesa rritja mesatare e BE-së, që është 1,3 për qind dhe 0,9 për qind në euro zonë, transmeton Telegrafi.

Irlanda ka arritur këtë rritje të lartë pasi në vitin 2013 aplikoi programet ndërkombëtare të ndihmave të BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke zbatuar reformat strukturore dhe shkurtime të thella në shpenzimet e qeverisë, rritjen e taksave dhe privatizimin e pasurive shtetërore.

Pas gati dy dekadash të rritjes dyshifrore të ekonomisë, me ndihmën e kredive të ulëta dhe lulëzimit të sektorit të ndërtimit, ish “tigrin kelt” fuqishëm e tronditi kriza globale financiare e vitit 2008.

Në mënyrë të paparë ranë çmimet e pasurive të patundshme, e cila ‘fundosi’ sektorin bankar, gjë që e detyroi Irlandën në nëntor të vitit 2010, të kërkoi një paketë ndihme nga BE-ja dhe FMN, që kapte shifrat prej 85 miliardë euro.

Edhe pse në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, rritja e GDP-së u ngadalësua në vetëm 0,2 për qind, krahasuar me katër muajt paraprak, rritja ekonomike në tremujorin e tretë ishte 0.4 për qind.
Këtë vitet parashikohet një rimëkëmbje edhe më e fortë të ekonomisë irlandeze.

Qeveria vendore vlerëson se rritja e GDP-së do të arrijë në 3,9 për qind, megjithëse Komisioni Evropian parashikon një rritje disi më të ngadalshme, 3,5 për qind.

Por, kjo Irlandën edhe këtë vit do ta bëjë vendin me rritjen më të madhe ekonomike në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Shtohet pyetja se a mund Kosova ta kopjojë këtë model irlandez, duke bazuar se shkalla e rritjes ekonomike të saj ishte 2.9 për qind. /Telegrafi/