Sulmuesi vrasës 18 vjeçar i Monacos, Kylian Mbappe, dje shënoi në portën e Manchester Cityt për ta kaluar skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Lojtari me orgjinë nga Kameruni, por që ka lindur në Francë ka debutuar me Monacon në dhjetor të vitit 2015.
Ai është krahasuar me legjendën Thierry Henry dhe Anthony Martialin.
Krahasime të bukura, por ai ka një tjetër idhull.
Si shumë lojtarë të rinj edhe, Mbappe pëlqen super yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Në fakt lojtari ishte takuar me fitues e katër Topave të Artë, kur ishte vetëm 14 vjeçar.
Por sipas asaj që shkruajnë mediat, ai nga fansi i tij numër 1 mund të kthehet në zëvendësuesin e tij.
Sulmuesi deri më tani ka shënuar 12 gola në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/