Telegrafi

Nga Embiid te Giannis dhe treshja vendimtare e Kuzmas – aksionet më të mira të mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Nuk kanë munguar rezultatet befasuese edhe këtë xhiro, ku Miami Heat kanë mposhtur kampionin në fuqi Milwaukee Bucks.

Humbje ka pësuar edhe Brooklyn Nets në udhëtim te Houston Rockets.

Aksione fantastike ka pasur edhe natën e mbrëmshme.

Joel Embiid dhe Giannis Antetekounmpo ishin fantastik me ngulitjet e tyre.

Ndërkohë vendi i parë i ka takuar Kyle Kuzmas me tre pikëshin vendimtar për t’i siguruar fitoren Washingtonit përballë Detroit Pistons. /Telegrafi/