Nga kjo e shtunë dimri në Bogë do të frymojë ndryshe dhe me më shumë argëtim.
Kjo pasi që hapet House of Wolfpack, një shtëpi që ofron atraksion në një prej zonave më të dashura turistike shqiptare.
Një lokacion i ri unikal që ofron muzikë të përzgjedhur nga DJ më të mirë vendorë dhe netë “live”, Wolfpack vjen si një ndryshim për jetën e ditës dhe të natës në Bogën e bukur.
House of Wolfpack hapet të shtunën në ora 10:00 dhe në mbrëmje vjen me muzikë të përzgjedhur nga DJ të njohur vendor.
Muzika e përzgjedhur vazhdon edhe të dielën gjatë ditës.
House of Wolfpack do të ofrojë atraktivitet jo vetëm me muzikë, por edhe me grill dhe një ambient të ngrohtë për të kaluar çaste të bukura gjatë stinës së dimrit.
House of Wolfpack gjendet në Bogë – Rugovë (ish shtëpia alpike).
/Telegrafi/