Telegrafi

Nga e rritur me një prind deri te kurora e botës: Njihuni me “Miss Universe 2017” (Foto)

Mbrëmë është mbajtur ngjarja më e madhe e bukurisë ‘Miss Universe’.

Iris Mittenaere, përfaqësuesja e Francës, e ka fituar çmimin e parë në garën e më të bukurës së botës.

Por, shtohet pyetja se kush është francezja 24-vjeçare që u kurorëzua në Manila të Filipineve.

Mittenaere ka lindur në Lille më 25 janar të vitit 1993 ndërsa si më e bukura e Francës u kurorëzua vitin e kaluar. Ajo është e femra e dytë që u zgjodh Miss Universe prej shtetit francez pas Christiane Martel, e cili u zgjodh në vitin 1953, transmeton Telegrafi.

Babai i Irisit është Yves Mittenaere, profesor i historisë dhe gjeografisë ndërsa nëna Laurence Druart është mësuese. Prindërit e bukuroshes janë ndarë kur Iris ishte trevjeçare.

Lexo po ashtu Bukuroshja franceze zgjidhet "Miss Universe" (Foto)

Mittenaere ndoqi shkollën në Steenvoorde, ku jetonte me nënën. Ajo ka nisur studimet në fakultetin e mjekësisë, përkatësisht në drejtimin e stomatologjisë.

Mittenaere si përfaqësuese e Nord Pas de Calais fitoi të drejtën të marrë pjesë në garën e më të bukurës së Francës. Më 19 dhjetor 2016 u kurorëzua Mis Franca.

Vlen të theksohet se kur triumfoi në finalen e Miss Universe, ajo u bë fituesja e parë evropiane që nga viti 1990. /Telegrafi/