Mbrëmë është mbajtur ngjarja më e madhe e bukurisë ‘Miss Universe’.
Iris Mittenaere, përfaqësuesja e Francës, e ka fituar çmimin e parë në garën e më të bukurës së botës.
Por, shtohet pyetja se kush është francezja 24-vjeçare që u kurorëzua në Manila të Filipineve.
Mittenaere ka lindur në Lille më 25 janar të vitit 1993 ndërsa si më e bukura e Francës u kurorëzua vitin e kaluar. Ajo është e femra e dytë që u zgjodh Miss Universe prej shtetit francez pas Christiane Martel, e cili u zgjodh në vitin 1953, transmeton Telegrafi.
Babai i Irisit është Yves Mittenaere, profesor i historisë dhe gjeografisë ndërsa nëna Laurence Druart është mësuese. Prindërit e bukuroshes janë ndarë kur Iris ishte trevjeçare.
Mittenaere ndoqi shkollën në Steenvoorde, ku jetonte me nënën. Ajo ka nisur studimet në fakultetin e mjekësisë, përkatësisht në drejtimin e stomatologjisë.
Mittenaere si përfaqësuese e Nord Pas de Calais fitoi të drejtën të marrë pjesë në garën e më të bukurës së Francës. Më 19 dhjetor 2016 u kurorëzua Mis Franca.
Vlen të theksohet se kur triumfoi në finalen e Miss Universe, ajo u bë fituesja e parë evropiane që nga viti 1990. /Telegrafi/