Site icon Telegrafi

Nga e premtja na presin disa ditë vjeshte

Foto: Ilustrim

Ditët e nxehta dhe me temperaturat e larta që kanë mbretëruar kohët e fundit në vend, nga dita e premte do të marrin fund për disa ditë.

Kjo pasi në këtë ditë pritet të ketë rënie të temperaturave të cilat do të vazhdojnë deri të mërkurën e javës së ardhshme dhe do të përcillen dhe me reshje shiu, bëjnë të ditur në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas, Besim Aliut, nga ky institut, sot në Kosovë temperatura maksimale ka qenë 33 gradë celsius. Ai për lajmi.net ka bërë të ditur se temperatura të larta do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten me maksimalet nga 31-34 gradë.

“Sot temperatura maksimale ka arritur 33 gradë, kurse të premten do të ketë ulje të temperaturave dhe parashihet të ketë reshje të shiut të karakterit të ulët. Reshjet do të vazhdojnë me intensitet të dobët edhe të shtunë dhe të dielën”, ka thënë ai.

Aliu ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë rënie drastike të temperaturave ku sipas tij të shtunën do të bien temperaturat deri në 15 gradë celsius

“Nga e premtja e deri të mërkurën e javës së ardhshme temperaturat maksimale do të jenë të ulëta, që nuk do ‘ti përgjigjen vlerave të mesatares të ditëve të kaluara për muajin që jem”, ka thënë ai./ lajmi.net

Exit mobile version