Pagesa e pensioneve të majit fillon të kryhet nga dita e mërkurë (27 maj), informojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
Pagesa e parakohshme dhe graduale e pensioneve realizohet për muajin e dytë radhazi, me qëllim që të sigurohet një mbrojtje më e madhe për pensionistët në kushte të rrezikut nga coronavirus COVID-19.
Pensionistët që përdorin një kartë pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të përdorin paratë nga e mërkura, 27 maj.
Ngritja e pensioneve përmes degëve dhe nëndegëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensioneve:
– Të Mërkurën, 27 maj 2020, pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë;
– Të enjten, 28 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë;
– Të Premten, 29 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë në 18.000 denarë./Telegrafi/