Komuna e Tetovës i informon të gjithë qytetarët se nga dita e martë oborret e shkollave në qytet do të jenë hapura për parkimin e automjeteve.
“Duke filluar nga 18.06.2024 (e martë), oborret e shkollave fillore SHFK “Istikball”, SHFK “Liria”, SHFK “Goce Dellçev” si dhe SHMK Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në të dy objektet do të jenë të hapura për parkim të automjeteve. Parkimi do të jetë falas (pa pagesë). Kjo do ta lehtësojë komunikacionin gjatë verës kur mërgimtarët tanë vijnë për pushime dhe kemi frekuentim më të madh”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, shtojnë nga atje, u bëjnë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat në komunikacion, të mos bllokojnë nënstacionet pritëse të udhëtarëve si dhe të shfrytëzohet autobusi i qytetit për të ulur kështu ndotjen e ajrit dhe për të mos shkaktuar kaos në komunikacion./Telegrafi/