Nga sot është në funksion “Call Center” 0800 002 03 në Qendrën Shëndetësore në Shkup me qëllim të rritjes së kapacitetit të linjave telefonike, dhe dy pikat e grumbullimit të materialeve do të jenë të hapura të hënën në Poliklinikat në “Jane Sandanski” dhe Çair, ku më janë shpërndarë kuadër profesional, informon Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Sot përfundoi edhe takimi koordinues me Shoqatën e mjekëve amë, të cilët do të përfshihen në sistemin e caktimeve, përmes sistemi “Termini Im”, ndërsa, pastaj i thirrin pacientët e tyre që i kanë zgjedhur si mjek.
Të hënën, përveç linjave telefonike për informacion në Qendrat e Shëndetit Publik, në “Call Center” do të mund të telefonojnë edhe tek mjekët amë”, shkruan Filipçe në Facebook./Telegrafi/