Site icon Telegrafi

Nga e hëna rritet zgjedhja e ilaçeve për të siguruarit

Në listën pozitive shtohen edhe 80 emra të rinj të mbrojtur të ilaçeve nga 23 prodhues dhe kompani, që në fakt është rritje e numrit të ilaçeve për 4 për qind, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga e hëna qytetarët do të kenë përzgjedhje më të madhe të ilaçeve, si në barnatore ashtu edhe gjatë hospitalizimit eventual. Respektivisht në listën pozitive shtohen 80 barëra të reja nga 23 prodhues dhe kompani, që në fakt është rritje e ilaçeve për 4 për qind. Pjesa më e madhe e tyre ose 57 barëra do të jenë të qasshme nëpër barnatore – përfshi këtu ilaçet për lukth, diabet, sistemin kardio-vaskular, presion të lartë, për uljen e yndyrave në gjak. Lista spitalore nga ana tjetër pasurohet për 23 barëra të reja.

Nga 11 i këtij  muaji numri i ilaçeve që do të jenë në dispozicion të të siguruarve në ngarkesë të Fondit është 2.010 ose 52 për qind nga të gjithë ilaçet e regjistruara në vend./Telegrafi/

Exit mobile version