Drejtoria për punë sipas parashikimeve të saja njofton se do të ketë reshje të reja të borës nga e hënë ndërsa Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza njofton se të gjitha institucionet janë të gatshme.
Nga Komiteti drejtues bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që mendojnë se janë të rrezikuar apo kanë njohuri se qytetarë tjerë mund të kërcënohen nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta të thërrasin në Qendrën për menaxhimin me kriza në numrin falas 195, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është dhënë vendim të aktivizohet edhe Shtabi kryesor, i cili vazhdimisht do të merret me gjendjet në terren nga moti me borë dhe nga temperaturat e ulëta. Forcat policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pjesëtarët e Armatës do të jenë të gatshëm të intervenojnë nëse është e nevojshme.
Njhëerit, MPB në bashkëpunim me NP “Rrugët e Maqedonisë”, duhet ta rrisin numrin e shërbimeve gjatë orëve të natës dhe kontrollet në komunikacion, posaçërisht në vendet e larta, ku do t’i paralajmërojnë vozitësit për pajisjen dimërore por edhe për kutinë mjekësore të ndihmës së shpejtë.
Makinat e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, do të angazhohen vazhdimisht me qëllim që gjendja e rrugëve të jetë stabile.
Ministria e Punës dhe Politikës sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, menjëherë t’i ndërmarrë aktivitetet që në kohë të kujdeset për personat e pastrehuar jo vetëm në territorin e Shkupit por në të gjithë territorin e shtetit./Telegrafi/