Telegrafi

Nga e hëna nis faza e pestë e dezinsektimit në Shkup

Bashkia e Shkupit njofton se nga data 11 deri më 15 shtator 2023 do të kryhet dezinsektimit tokësor (faza e pestë) kundër mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.

Spërkatja nga toka do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 pas mesnate.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, do të spërkatet ditën e parë në vijim kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, njofton Bashkia e Shkupit.