Site icon Telegrafi

Nga e hëna, në Bregun e Diellit nuk po ofrohen shërbime shëndetësore gjatë natës (Video)

Në këto ditë të nxehta banorët e Bregut të Diellit, njërës nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit, do të përballen me një problem shumë të madh.

Nga dita e djeshme (e hënë), Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë nuk ofron më shërbime për ndërrimin e natës, ndërsa  jashtë funksionit është dhe laboratori, raporton RTV Dukagjini.

Kjo ka ndodhë, sepse laboratori pritet të rinovohet, ndërsa mjekët që kanë shërbyer në ndërrimin e natës, janë transferuar në qendrat tjera të mjekësisë familjare, për të përballuar fluksin e pacientëve, përcjell Telegrafi.

Pacientët njoftohen të shkojnë për të marrë shërbime në qendrat më të afërta që janë me QMF-në e Bregut të Diellit.

Raportohet se në këtë qendër shërbime shëndetësore brenda ditës kanë marrë rreth 400 pacientë./Telegrafi/

Exit mobile version