Në kanalin shtetëror të Kosovës shumë shpejt do të nisë një serial i ri humoristik.
“Te Baxha” titullohet ky serial, i cili nga tani e tutje do të transmetohet ditën e diel me fillim nga ora 20:10 në RTK.
Aktorët që do të luajnë në këtë serial janë: Kushtrim Qerimi, Jeton Zogjani, Tringa Hasani.
Skenari i është besuar Ernest Zymberit, ndërsa regjisor i serialit është Erson Zymberi.
Në kanalin YouTube është publikuar edhe promoja e episodit të parë, që mesa duket do të jetë interesante dhe përplot të qeshura. /Telegrafi/