Dikur shumica e qytetarëve të Kosovës ishin të orientuar ka hapja e dyqaneve, duke i shndërruar ato edhe nga odat dhe dhomat e fjetjes në një “dhomë” afariste, kështu që në atë mënyrë synonin të arrinin deri të mirat materiale. Personat që kishin dyqane të tilla, ishin te respektuar në atë lokacion, sepse konsideroheshin si me të avancuar si ne aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Pasi qe kjo fazë filloi të zbehet më faktin së u hapen shume dyqane dhe pothuajse kishte raste kur mbi gjysma e shtëpive ushtronin këtë veprimtari, ishte nevoja ekonomike apo aftësia që të gjithë kishin dhunti në tregti. Fortësia e dyqaneve pothuajse u zbeh, u aktivizua, nafta, benzina, çajtoret, kafehanet, cigare-shitja dhe jo rastësisht lindi emigrimi qe ky dukej të sillte të mira materiale me shumë së këto në mëhershmet. Disa emigronin jashtë vendit për arsye të aktiviteteve të tyre për çështje kombëtare, disa ngase kishin prindërit atje, disa për të mira materiale, disa nuk mund t’i rezistonin represionit, krizës psikike po ashtu edhe asaj të sigurisë. Pa asnjë mëdyshje, ishin rrethanat politike dhe ekonomike në Kosovë që njerëzit i orientonin dhe dezorientonin kahjeve të padëshiruara apo të dëshiruara, mirëpo, nga jo përvoja dhe shumësia u treguan të pasuksesshëm. Pra deri ne përfundimin e luftës dhe fillimin e paqes në Kosovë, askush se dinte nga të ia mbaj, sepse kishte mungesë të përgatitjeve profesionale, por edhe mundësi zotërimi të tyre.
Me fillimin e fazës së paqes ne Kosovë, gjegjësisht në vitin 1999, u mendua se tash qytetarët duhet të orientohen në përgatitjen profesionale, përmes shkollimeve, si jashtë ashtu edhe brenda vendit, dhe në këtë formë të përfaqësojnë interesin e vet dhe të popullit. Përveç bizneseve që vazhduan më të madhe pas lufte, dikush nga përvoja paraprake, e dikujt i printe fati që prona t’i shitej apo përdorej për biznes dhe arsye tjera, doli një fenomen që tashme është identifikuar që t’i sjell të mira materiale atij dhe familjes se tij, duke përfshirë këtu edhe privilegje të avancuara, përfshirja në të quajturën “Zeja e Politikës”.
Pas lufte kishte partizan të partive politike, por jo të gjithë u përfshinë në politike, sepse amullia dhe koha e shkurt nuk i bënte njerëzit të involvoheshin direkt në politikë, edhe pse padyshim ishte një numër i madh i tyre. Viteve të fundit filloi që të demokratizohej vendi, apo kështu dukej mbase politika kritikohej edhe nga shoqëria civile përkundër kritikave të opozitës dhe kundërshtarëve politik. Kur pozita kritikohet nga oponentët politik nuk është çudi, por kur kritikohet nga apolitikët dhe shoqëritë civile, kjo i bënë qytetarët të konsiderojnë një arritje të zhvillimeve pozitive në Kosovë, pikërisht drejt demokratizimit të institucioneve dhe arritjes së synimeve tona si Kosovë.
Mirëpo, u paraqit një fenomen, kur disa kritikonin shumë qeverisjet, u gjendej vend në pozita politike, apo institucione fitimprurëse, dhe kjo bëhej për të ua mbyllur gojën kritike. Mirëpo, kishte të tillë që kishin ngelur jashtë politike për shumë arsye, si ato objektive po edhe subjektive. Deri pak kohë ka pasur edhe të atillë që nuk dorëzoheshin për të kritikuar dhe akuzuar, mirëpo, jo shumë të fortë për alternativën e zgjidhjes së asaj politike.
Më të vërtetë zhvillimet politike dhe ekonomike në vend kanë lënë hapësirë për tu kritikuar edhe nga fëmijët, e mos të flasim nga niveli intelektual. Por një diçka shume e madhe dallon në mes të tyre, fëmijët shohin dhe i përjetojnë problemet, por nuk kërkohet nga ta të gjejnë zgjidhje apo alternativë për dështimet, e kjo nuk do duhej të ndodhte nga niveli intelektual, por shpesh këta intelektual për arsye të dijshme dhe të pakuptueshme kanë luajtur një rol herë servil dhe herë kritik deri në oferta, dhe herë të heshtur me dalje të ndonjë alternative. Pra shumica nga kritiket kanë folur për problemet dhe dështimet por jo për zgjidhjet. Duke pasur parasysh se kritika që vjen nga opozita, individët e caktuar duhet të pasojë me ide alternative për zgjidhje, kjo në Kosovë nuk është vërejtur asnjëherë të ketë ndodhur. Pra zhvillimet e fundit politike në vend zbuluan shume fytyra të pasionuara pas politike dhe të fshehur nën petkun e ndonjë gazetari, OJQ-ve, Shoqërie Civile, Kritiku Realist, Analisti Neutral, ndonjë subjekti të sigurisë, etj. etj. Tashme kur të gjithë menduan se qëllimi i tyre nuk ishte hyrja në “buxhetin” e politikanit, doli e kundërta, të ardhurat dhe privilegjet e politikës na paskan qenë kritikat e tyre dhe identifikimi i tyre para masës si kritikë për të treguar fytyrën e fshehtë të tyre deri në mundësinë për të garuar në politikë.
Qytetarët e Kosovës veprime dhe sinonime të fytyrave të tilla kanë parë që disa vjet, kështu që nuk do të ju dal as atyre të porsa futurve në politikë ashtu si mendojnë dhe planifikojnë. Me vjen keq se kjo puna e mbështetjes politike është sikur puna e dyqaneve para lufte, dhe sikur më të gjitha partitë politike në fillim. Fatkeqësisht disa nga votuesit janë të prirë, kur del diçka e re të gjithë duket që po e mbështesim, por kur vjen koha nuk dinë me kënd janë sepse kemi bërë lëvizje shume nga një adhurim në tjetrin, nga njëra parti në tjetrën. Pra këtyre të posa-hyrësve nëse ju dështon politika do të provojnë diçka tjetër që do ua sjellë kontaktin me pasurinë dhe privilegjet. Nuk e besoj që do arrijmë shumë pa identifikuar ku dëshirojmë të arrijmë dhe si, me profesionalë dhe të përkushtuar, apo me ata që ndërrojnë partitë dhe veprimtaritë sikur ëndrrat gjatë netëve të ndryshme. Të presim e shohim aktivitetet se ndryshime nuk do të ketë. Prapë këta që shajnë dinë edhe të pajtohen, mirëpo, edhe këta që hyjnë në politikë do dinë edhe të dalin, dikush me xhepa plot e dikush me etiketime, dikush i lagur dhe pa e mësuar notin.