Site icon Telegrafi

Nga dueli për mbijetesë në mes të Drenicës dhe Dukagjinit, me pikët e plota largohet skuadra nga Klina

Dukagjini ka fituar me rezultat 1-0 si mysafir i Drenicës në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja filloi me një kujdes të shtuar nga të dy skuadrat, që tentuan gjatë këtij takimi të merrnin një pikë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën u pa dukshëm një angazhim më i madh nga të dyja anët.

Ishte minuta e 64-të e takimit, kur Ergyn Ahmeti bëri një gjuajtje sensacionale, mirëpo shtylla shpëtoi drenicakët.

Por, ishin mysafirët që realizuan të partë, që me anë të Arbër Shalës në minutën e 71-të, tundën rrjetën e Drenicës.

Skuadra nga Skenderaj në minutat e mbetur të takimit mori iniciativën, por që ekipi nga Klina ia doli ta ruante rezultatin.

Pas javës së 29-të, Drenica gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Dukagjini në të tetin me 33 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version