Është diçka krejt e njohur që mund të hasim mikrobe kudo që gjendemi dhe në këtë drejtim përjashtim nuk përbëjnë as paratë.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një studim i fundit ka gjetur se paratë gjenden më shumë se vetëm mikrobe. Aty ka edhe viruse dhe kërpudha.
Por kjo nuk është e tëra.
Siç thuhet më tej, gjurmët e kokainës janë gjetur në 80 për qind të mostrave, dhe ka pasur gjurmë të morfinë, heroinës, metamfetaminës dhe ametamina.
Veç këtyre, ka nxjerrë në pah studimi, aty janë gjetur edhe mostra të mbetjeve të ushqimit, gjurmët e materies fekale…
Edhe pse sëmundjet serioze nuk parashihet të përcillen përmes parasë, thuhet se shkencëtarët do të përpiqen për të gjetur mënyrën më të mirë për të pastruar kartëmonedhat mes transaksioneve. /Telegrafi/