Telegrafi

Nga driblimi që i bëri Richarlisonit te pritjet fantastike ndaj Son, paraqitja fantastike e Aro Muric ndaj Tottenham Hotspur

Arijanet Muric ka zhvilluar një ndeshje fantastike ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të Kupës FA.

Spurs arritën fitore me vështirësi ndaj Burnleyt me rezultat minimal 1-0, por Muric ishte më meritori që skuadra e tij nuk pësoi humbje më të thellë.

Reprezentuesi kosovar zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierë, teksa në fund u vlerësua me notën 8,4 ku pati gjashtë pritje brenda golit.

Portieri kosovar krijoi edhe një rast të artë shënimi për skuadrën e tij në fund të ndeshjes kur me kokë pasi te Zeki Azmoun, po reprezentuesi zviceran nga afër nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

25-vjeçari bëri disa pritje spektakolare përballë yjeve të Spurs si Heung-Min Son, Dejan Kulusevski apo Richarlison.

Lexo po ashtu Edhe pse pësoi një gol të bukur, Aro Muric kishte statistika të jashtëzakonshme ndaj Tottenham

Megjithatë në një moment gjatë ndeshjes ai arriti ta driblonte edhe yllin brazilian Richarilison, për të bërë pastaj një pasim të bukur.

Kjo ishte paraqitja e katërt e Muric këtë edicion me Burrnleyn, ku të gjitha janë në kuadër të Kupës dhe në të gjitha ndeshjet ka pasur paraqitje fantastike. /Telegrafi/