Vrasësit serikë që morën jetën e shumë njerëzve të pafajshëm dhe tronditën botën janë nga shtete të ndryshme.
Në krye të listës renditet infermieri 42-vjeçar Neils Hegel, i cili fajësohet për vrasjen e 85 pacientëve.
Ai i injektoi ilaçe vdekjeprurëse në trup gjatë viteve 2000-2005 kur punonte në një spital në Gjermani.
Policia dyshon se ai mund të ketë vrarë më shumë se 200 persona, por ende nuk është konfirmuar lista e saktë.
Lista vijon me “The Angarsk Maniac”, një ish-polic siberian i cili u shpall fajtor në dhjetor të vitit 2018 për vrasjen e 56 personave. Aso kohe, Mikhail Popkov ishte 54 vjeç.
Gjatë viteve 1992-2007, kur patrullonte natën, ai përdhunoi dhe vrau gra duke i mashtruar se do t’i çonte në polici.
Mikhail konsiderohet si një prej vrasësve më të këqij në historinë moderne të Rusisë.
Vrasësi më i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 78-vjeçari Samuel Litl. Gjatë viteve 1970-2005, ai vrau 90 persona por janë konfirmuar vetëm 40 deri tani.
Ai u arrestua në vitin 2012. Viktimat e tij ishin kryesisht të varur nga droga ose prostituta.
Një tjetër vrasës serik është Alexander Pitsushkin, i cili njihet si “The killer of the checker“.
Ai akuzohet për vrasjen e 48 personave dhe për këtë arsye është dënuar me burg të përjetshëm në Moskë. Viktimat ishin kryesisht njerëz të moshuar të alkoolizuar, me të cilët takohej në park.
Vrasësi më i keq në Kinë njihet si Yang Shihnai, i cili vdiq kur ishte 35 vjeç. Ai u ekzekutua në vitin 2004 pasi vrau 67 persona në një periudhë trevjecare (2000-2003).
Ai pushtonte shtëpitë e vendit dhe vriste familjet me sëpatë, çekiç apo shpatë. Policia e raportoi për grabitje dhe përdhunim, por Yang e përshkroi si të çmendur që shijonte veprat e tij.
Një tjetër vrasës nga SHBA-ja është edhe Gary Reesey, përcjell gsh. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 48 personave, kryesisht prostituta, në vitet 1982-1984. Ai njihet si “The Green River Murdered” dhe ishte 54 vjeç kur u dënua me burg.
“Dr.Vdekja” është vrasësi më i madh serik në Britani. Ai quhet Harold Sidman dhe u dënua me burg të përjetshëm në vitin 2000 kur u zbulua se kishte vrarë 15 pacientë të moshuar me morfinë.
Një prej kolumbianëve që tronditi botën për vrasje është Luis Alfredo Garavito, i cili mori jetën e 189 djemve për një periudhë pesë vjeçare.
Ai u dënua me 835 vite burg në moshën 42-vjeçare. Luis njihej si “Monstra e Genoa” pasi vrau djemtë e moshës 8-16 vjeç duke u prezantuar si murg ose person me aftësi ndryshe.
Historia vijon me “Fluturën e Rostovit“, i cili në vitin 1992 u dënua me vdekje për vrasjen e 52 grave, me të cilat pati motivim seksual mes viteve 1978-1990.
Ai quhet Andrew Tsikatillo dhe u ekzekutua në vitin 1994.
Një tjetër vrasës serial nga Kolumbia është “Përbindëshi i Andeve “, identiteti i vërtetë i të cilit është Pedro Lopez Monsalve, në vitin 1980 u arrestua pasi u përpoq të rrëmbente një vajzë.
Pastaj ai rrëfeu se kishte mbytur të paktën 310 fëmijë të lagjeve të varfra me origjinë nga Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja.
Një anë e errët e jetës në Republikën e Qipros ka theksuar rastin e “Orestes” që tronditi ishullin. Vrasësi, një kapiten 35-vjeçar i Gardës Kombëtare, Nikos Metaxas, pranoi vrasjen e shtatë personave, të gjitha gra emigrante, duke përfshirë dy fëmijë.