Të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e premte do të ketë kushte për reshje të shiut, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Proceset do të jenë më intensive të premten dhe të shtunën, ku në vend do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.
Temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie graduale./Telegrafi/