Telegrafi

Nga dita e marte në Prishtinë kryhen testet e shpejta për coronavirus – rezultatet brenda 20 minutave

Nga dita e marte në Prishtinë do të bëhen edhe teste antigjen për coronavirus të cilat janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Telegrafi.

“Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurt në qoftë se administrohet mirë. Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet udhëzimi i mjekut nga QKMF-të tjera”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se qytetarët duhet të kenë simptoma për tu aprovuar.

Theksojmë se në Komunën e Prishtinë ka më së shumti raste me coronavirus, ndërkaq me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës pas orës 20:200 ndalohet lëvizja e qytetarëve si dhe ndalohet së funksionuari sektori I gastronomisë dhe qendrat tregtare./Telegrafi/