Kopshti Zoologjik i Shkupit nga dita e martë përsëri do të jetë e hapur për vizitorët.
Për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe masave qeveritar për parandalimin e përhapjes së virusit, Kopshti Zoologjik u mbyll në mes të muajit mars, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky kopsht thonë se vizitorët duhet t’u përmbahen protokolleve të reja gjatë vizitës.
“Mbajtja e maskave është e obligueshme edhe pse bëhet fjalë për hapësirë të hapur, ndërsa gjatë shëtitjes në kopsht, vizitorët duhet të mbajnë largësinë mes tyre. Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht dhënia e ushqimit të kafshëve dhe afrimi ndaj tyre”, shprehen nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.
Nga atje thonë se do të punohet prej orës 9 deri në ora 18:00, ndërsa numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar./Telegrafi/