Telegrafi

“Only you” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims arrin mbi 30 milionë klikime

Dhurata Dora dhe Maitre Gims Foto: YouTube

Artistja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka rezultuar të jetë mjaft e suksesshme.

Ditë më parë ajo pati rastin që të sjell bashkëpunimin me këngëtarin francez, Maitre Gims.

Një projekt i tillë është pritur shumë mirë nga admiruesit e muzikës së tyre, ndërsa u bë virale në rrjet.

Deri më tani në platformën digjitale YouTube, “Only You” ka marrë mbi 30 milionë klikime.

Edhe në klip dyshja shfaqen të veshur me plot stil, xhirimet të cilat janë kryer në bregdet.

Kjo nuk është hera e parë që palët po sjellin duet, por kësaj radhe e shoqëruan edhe me klip. /Telegrafi/