Telegrafi

Nga dhembjet seksuale të kokës më shumë vuajnë meshkujt sesa femrat

Pothuajse një për qind e njerëzve së paku një herë në jetë kanë provuar dhembjen e kokës gjatë seksit ose pas tij, thonë shkencëtarët e Universitetit amerikan Loyol në Çikago.

Cefalagia koitale më shpesh sulmon meshkujt sesa femrat. Shkencëtarët thonë se numrat e vërtetë janë më të lartë, sepse njerëzit frikësohen të pranojnë këtë gjëi

Dhembjet seksuale të kokës janë pasojë e tensionit të lartë të gjakut, përkatësisht e ngushtimit të enëve të gjakut në kokë drejtpërdrejt ose para orgazmës.

Më shpesh shkaktojnë edhe migrenën dhe në shumicën e rasteve janë të padëmshme. Mirëpo mund të jenë edhe pasojë e aneurizmës, gjakrrjedhjes dhe madje edhe të pikës në tru, shkruan Daily Mail.

Meshkujt tri deri në katër herë më shpesh përjetojnë dhembjen seksuale të kokës sesa femrat. Dhembja mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme dhe frustuese – thotë drejtuesi i hulumtimit, neurologu dr. Jose Biller.

Rreziku nga dhembja e kokës mund të zvogëlohet duke ushtruar, duke iu shmangur sasive të mëdha të alkoolit, duke mbajtur peshën e shëndetshme trupore…

Në disa raste ndihmojnë edhe barnat, mirëpo më parë duhet të këshilloheni me mjekun. /Telegrafi/