Telegrafi

Nga DeRozan te Adebayo e Isaiah Jackson, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Është zhvilluar xhiro e re në NBA me shtatë ndeshje që ishin në program ku kanë ndodhur edhe disa rezultate befasuese.

Golden State Warriors ka triumfuar në derbin e mbrëmjes ndaj Milwaukee Bucks me 13 pikë diferencë 122:109.

Fitore ka marrë edhe Chicago Bulls ndaj Cleveland Cavaliers me 10 pikë diferencë 101:91, derisa Indiana Pacers ka mposhtur San Antonio Spurs në udhëtim 108:119.

Toronto Raptors ka mposhtur në udhëtim Denver Nuggets 115:127 derisa Utah Jazz triumfoi ndaj Sacramento Kings 134:125.

Lexo po ashtu Klay Thompson më i miri në parket, GSW mposht kampionin në fuqi

NBA si gjithmonë ka publikuar edhe aksionet më të mira të mbrëmjes, ku ka asistime fantastike, bllokada e ngulitje të jashtëzakonshme.

Pozita e parë i ka takuar talentit amerikan të Indiana Pacers Isaiah Jackson me një ngulitje monstruoze përballë San Antonio Spurs. /Telegrafi/