Telegrafi

Nga data 24 gusht do të lejohen vizitat familjare për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 24 gusht 2020, si masa lehtësuese mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 do të fillojë me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes.

“Po ashtu , sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta për të cilën vizitori është i obliguar të prezantoi testin negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë . Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide”, thuhet në njoftim.

Më tej SHKK thekson se gjatë vizitës së tyre, secili familjar/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Tutje në njoftim thuhet se shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. /Telegrafi/