Site icon Telegrafi

Nga data 20 shtator, 10 ditë karantinë për pasagjerët nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Zvicrës

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Zvicër, duke filluar nga data 20 shtator 2020, do të kenë të detyrueshme karantinimin për 10 ditë.

Tirana Airport Partners bëri të ditur se njoftimi u është përcjellë kompanive ajrore që operojnë në Zvicër, nga qeveria zvicerane.

Ky informacion nuk përjashton as udhëtarët që kanë bërë testin dhe u rezulton negativ, thuhet ne njoftim zyrtar.

Thyerja e këtij rregulli, përbën shkelje ligjore.

Hyrja në Zvicër, ende nuk u lejohet shtetasve shqiptarë, me përjashtim rasteve të veçanta.

“Shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, në momentin që duan të udhëtojnë drejt shtetit zviceran janë të detyruar të hyjnë na karantinë për 10 ditë”, njofton TIA./atsh

Exit mobile version