Site icon Telegrafi

Nga dasma në mort: Lot e dhimbje në varrimin e kushërinjve (Video)

Familja Murataj e cila jeton në fshatin Kutë të Ballshit, ka përcjellë sot me lot e dhimbje të madhe për në banesën e fundit dy kushërinjtë Fisnik e Agustin, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të hënën, në rrugën Levan-Tepelenë.

Ata hapën dyert e zisë dy ditë pas dasmës së njërit prej djemve. Teksa viktimat, njëri vëllai dhe tjetri kushëriri i parë, pas ahengut, humbën jetën në aksidentin fatal teksa ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.

Nga aksidenti mbeti e vdekur edhe e fejuara e njërit prej viktimave, Nazia Aham.

Ajo përmes aeroportit të Rinasit do të dërgohet në Francë, pasi familja e saj ka kërkuar që ritet mortore të kryhen nga familja dhe në vendin ku ajo ka lindur dhe jetuar.

Teksa nuk dihen ende shkaqet si makina përfundoi në kanal, dyshimet e para që ka ngritur policia janë se të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi.

 

Exit mobile version