Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 216 pacientë të shëruar.
Prej të shëruarve 55 janë nga Shkupi, 31 nga Kumanova, 4 nga Dibra, 10 Shtip, 4 Prilep, Tetovë 14, Strugë 10, Manastir 5, Veles 2, Kavadar 6, Gostivar 39, Gjevgjeli 1, Strumicë 1, Kriva Pallankë 1, Koçani 4, Probishtip 1, Demir Hisar 3, Makedonski Brod dhe Berovë nga 2, Vinicë dhe Dellçevë nga 3, Sveti Nikole 4 dhe Kërçovë 10, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka pasur edhe dy viktima. Njëri pacient është nga Dibra (67) dhe tjetri nga Struga (48).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.600, numri i të shëruarve është 11.741 dhe numri i të vdekurve 606. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.253 raste aktive./Telegrafi/