A kundërshtoi Isco të dilte në nxemje gjatë përballjes së Real Madridit ndaj Granadës ?
Me Philippe Coutinhon që bërë një veprim të ngjashëm te Barcelona kohët e fundit, të gjithë sytë janë tani te Los Blancos, pasi anëtari i tyre po ashtu thuhet refuzuar urdhrat.
Sipas Miguel Angel Diaz nga Cope’s Tiempo de Juego, Isco ishte i dëshpëruar kur Luka Jovic dhe Eduardo Camavinga u thirrën të dilnin në fushë. Francezi kishte shkuar për t’u ngrohur në të njëjtën kohë me Iscon, dhe spanjolli ishte i pakënaqur.
Kur iu tha të vazhdonte të ngrohej, ai u zemërua dhe mori vendimin të shkonte në bankën rezervë dhe të shpërfillte udhëzimet e ekipit të trajnerit.
Pasi u kthye në stol, foli me stafin e trajnerëve. Për të qetësuar gjërat dhe për të parandaluar një situatë të panevojshme në një pasdite të rehatshme, trajneri Carlo Ancelotti vendosi të bashkojë të tre lojtarët.
Duke shikuar në këtë situatë, Isco duket se po e kërkon largimin qysh në janar, derisa kontrata e tij me Real Madridin skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/