Forcat ukrainas kanë hyrë më 1 tetor në qytetin e Lymanit derisa sot u raportuar se qyteti u pastrua plotësisht nga forcat ruse.
Një video që u publikua nga gazetari i The Guardian, Luke Harding tregon forcat ukrainase që djegin flamurët rusët në këtë qytet, transmeton Telegrafi.
Harding tha se flamuri i Ukrainës u ngrit jashtë stacionit të policisë së qytetit, derisa ai rus u dogj në oborr.
Në video, forcat ukrainase mund të shihen derisa hynë brenda këtij stacioni, derisa jashtë djegin si duket dy flamuj rusë, një me pëlhurë dhe një më i vogël. /Telegrafi/
More #Russian flag burning in #Lyman today, with the Ukrainian colours raised outside the city’s police station, and the white blue and red tricolour set alight in the courtyard pic.twitter.com/9LSbtmgTGL
— Luke Harding (@lukeharding1968) October 2, 2022