Sipas statistikave të Institutit për Shëndet Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Çairi, Gazi Baba dhe Saraji janë komunat me më së shumti raste aktive me coronavirus në Shkup.
Momentalisht në Shkup ka 199 raste aktive me coronavirus, që është gati gjysma e të infektuarit në të gjithë Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Saraji momentalisht ka 48 persona të infektuar, më pas vjen Gazi Baba me 39 persona, Çairi-38 dhe Aerodromi-25. Në pjesë tjera të komunave nga prej 1-3 persona të infektuar.
Sot në Shkup u regjistruan 12 raste të reja me coronavirus. Prej tyre, Gazi Baba-5, nga dy në Butel dhe Çair dhe nga një në Saraj, Karposh dhe Aerodrom.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni momentalisht është 443 ndërsa numri i të diagnostifikuarve nga fillimi është 1978, ku 1422 janë shëruar dhe 113 kanë vdekur.
Pas Shkupit, me më së shumti raste aktive është Tetova me 77 të infektuar, Prilpei-48, Velesi 43 dhe Kumanova 34./Telegrafi/