Shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, gati se 90 ditë është në pushim mjekësor. Sipas ligjit për sigurim shëndetësor ministri i punëve të brendshme Çavkov mund të kërkojë sqarim për arsyeshmërinë e pushimit mjekësor, të cilin mjekët në vazhdimësi ia lëshojnë shefit Grujoski, transmeton Telegrafi
Nga televizioni Telma e kanë parashtruar këtë problematikë, ndërsa MPB hesht lidhur me ekzistimin e një hetimi nëse Grujoski shfrytëzon justifikim ose pushim të arsyeshëm mjekësor. Që të vërtetohen thëniet e Çavkov, se shefi i drejtorisë është në pushim të ligjshëm, Grujoski që nga muaji prill është dashur të paraqitet para komisionit mjekësor për vazhdim të pushimit mjekësor.
Tashmë është e mundur që me një dokument për pushim mjekësor të bëhen të paprekshëm edhe të punësuar tjerë në MPB, për të cilët ministri mbrohet se i ka duart e lidhura për zgjidhjen e statusit të tyre.
Nëse Grujovski tashmë 12 muaj arsyetohet me pengesë të përkohshme për punë ose me pushim mjekësor, sipas ligjit, komisioni i mjekëve do të duhej ta udhëzojë deri te Komisioni i cili duhet të vlerësojë nëse Grujoski fare është i aftë për punë.
Grujoski për herë të fundit publikisht është paraqitur në rastin kur gjykata ia morri pasaportën./Telegrafi/