Dita e madhe e Britney Spears dhe Sam Asghari më në fund ka arritur.
TMZ paraprakisht raportoi se çifti do të martohen të enjten (9 qershor), në një ceremoni intime para rreth 100 të ftuarve.
Çifti u fejuan në vitin që lamë pas, ndërkohë që kjo është martesa e tretë për yllin e muzikës pop.
Më poshtë ua sjellim të gjitha detajet që duhet t’i dini rreth kësaj ceremonie luksoze:
Kur u mbajt dasma?
Edhe pse nuk u shpall publikisht ndonjë datë, dyshja u martuan ditën e djeshme (e enjte).
Ata organizuan eventin në shtëpinë e këngëtares në Thousand Oaks, Kaliforni.
Asghari konfirmoi muaj më parë se kanë zgjedhur një datë, por dëshironin ta mbanin sekret.
Kush ishin të ftuarit?
Lista e të ftuarve është e mbushur me yje.
People raporton se disa nga të pranishmit në ceremoni ishin: Madonna, Selena Gomez, Gwyneth Paltrow, Paris Hilton dhe Kate Hudson.
Sa i përket anës familjare, i ftuar ishte vetëm vëllai i Spears, Bryan, meqenëse Britney nuk ruan raporte të mira me anëtarët e tjerë të familjes për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe konservatorit të saj prej 13 vjetësh.
Djemtë e artistes, 16-vjeçari Sean Preston dhe 15-vjeçari Jayden James, thuhej se nuk ishin prezent në ceremoni.
Ku u mbajt dasma?
Të dy zgjodhën që ta mbajnë këtë pjesë private, përkundër se ata në tetor të vitit 2021 thanë se kanë destinacione të shumta në mendjen e tyre.
Sidoqoftë, i fundit mbeti shtëpia e 40-vjeçares në Kaliforni.
Kush e realizoi fustanin e nusërisë së Britney Spears?
Çështja e fustanit të nusërisë për Britney u zgjodh shumë më parë. Ashtu siç paralajmëroi, për vellon e biondes u përkujdes ikona e modës, Donatella Versace.
Çfarë ndodhi para dasmës së Britney?
Përpara ceremonisë, dasma e këngëtares u mundua të prishej nga ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander.
Ky i fundit tentoi të futej në shtëpinë e këngëtares, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas nuk mungoi as ndërhyrja e policisë.
Ai u martua me Britney në vitin 2014, gjersa pas kësaj ka edhe një martesë tjetër me Kevin Federline. /Telegrafi/