Shumicën e kohës futbollistët e kalojnë duke punuar që të jenë sa më të mirë në fushën e blertë.
Por, për një pjesë i gjithë fokusi i tyre nuk është vetëm futbolli, ata kanë edhe talente tjera.
Disa prej tyre janë të mirë në muzikë, por edhe në sporte tjera, më poshtë kemi përmbledhur disa:
Petr Cech – Baterist
Aktualisht ylli i Arsenalit nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për muzikën, ai shpesh herë ka shpërndarë video teksa i bie baterive. Ish-portieri i Chelseat është fans i madh i Dave Grohl.
Clint Dempsey – Reper
Tifozët e Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe klubeve që Dempsey ka luajtur i referohen me emrin ‘Deuce’, emri i tij skenik. Amerikani është mjaft i njohur, ai ka realizuar disa këngë.
Manuel Akanji – Matematicien
Manuel Akanji nuk është i mirë vetëm në fushën e blerë me Borussia Dortmundin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës, por edhe në matematikë. Ai është shumë i mirë me numra dhe këtë e ka treguar në një televizion zviceran, ku befasoi të gjithë.
Shane Long – Kitarist/Këngëtar
Tashmë është shndërruar në traditë se kur një lojtar i bashkohet një skuadre, ai duhet të këndojë para gjithë ekipit në takimin e parë. Për shumicën e lojtarëve kjo është paksa problem, por jo edhe për Long.
Hal Robson-Kanu – Sipërmarrës i kripto-valutave
https://www.youtube.com/watch?v=TOgaZ_PgfuE
Larg nga fusha, një nga heronjtë e Përfaqësueses së Uellsit në ‘Euro 2016’, Hal Robson-Kanu, një pjesë të kohës së tij e kalon duke eksploruar botë e teknologjisë blockchain dhe kripto-valutat.
“Jo shumë njerëz e kuptojnë teknologjinë blockchain. Është sikur të tentosh të shpjegosh si punon interneti. Më mirë ta shikojmë prapë atë gol?”, kishte thënë Robson-Kanu për Independent.
Tomas Rosicky – Kitarist
Shpesh herë sportistët shfrytëzojnë kohën kur janë të lënduar për të ushtruar talentet e tyre. Dhe një nga ata mund të jetë Rosicky, i cili në kohën sa ishte pjesë e Arsenalit kaloi në një periudhë lëndimesh. Vlen të theksohet se ylli i Republikës së Çekisë një herë kishte përformuar me bendin Tri Sestry.
Daniel Agger – Artist tatuazhesh
Anybody fancy a tattoo? must be about 10 years ago!:))) pic.twitter.com/ynXDIOYMoW
— Daniel Agger (@DanielAgger) January 29, 2014
Shumica e lojtarëve të futbollit modern janë të dashuruar me tatuazhet dhe ish-ikona e Liverpoolit është një nga ata. Por, për dallim nga shumica, danezi ka aftësi edhe të realizojë tatuazhe.
Sandro – Kitarist/Këngëtar
Braziliani ishte i hekur në fushë, por me një karakter ndryshe jashtë saj. Ai ishte i preferuari i tifozëve dhe i bashkëlojtarëve me atmosferën që krijonte.
David Luiz – Magjistar
Magjik në fushë kur ka topin në këmbë, por edhe jashtë saj me duar ku është puna të trikat magjike. Në 2016, braziliani kishte befasuar shokët e skuadrës në zhveshtore pas një ndeshje të Chelseat.
Andrey Arshavin – Stilist
“Kam projektuar disa veshje”, kishte zbuluar rusi në vitin 2009, kur ishte pyetur për jetën e tij të dyfishtë si stilist rrobash për gra. Ai edhe këndon, por jo si Shane Long.
Alexis Sanchez – Pianist
Manchester Unitedi njoftoi transferimin e Sanchezit me një video teksa kiliani luante me piano, në fillim dukej si shaka, por në të vërtetë Alexis e zotëron mjaft mirë pianon.
Ivan Perisic – Lojtar i volejbollit në rërë
Nuk ka shumë lojtarë që e kanë përfaqësuar vendin e tyre në dy sporte, por Perisic është njëri nga ata. Në vitin 2017 ai përfaqësoi Kroacinë në një garë volejbolli. 29-vjeçari ishte mjaft i mirë në rërë, ashtu si në fushën e blertë. /Telegrafi/