Site icon Telegrafi

Nga “Camp Nou” e “Wanda Metropolitano”, te një stadium që nuk ngjanë në një të tillë – ku ka përfunduar Luis Suarez

Luis Suarez ka disa javë që tashmë është rikthyer në vendlindjen e tij që ta vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës.

Sulmuesi uruguaian është rikthyer te Nacional, aty edhe ku kishte nisur të luante futboll, por gjërat pak shumë kanë ndryshuar, së paku në aspektin e infrastrukturës.

Ish-ylli i La Ligës dhe Ligës Premier luajti plot nëntëdhjetë minuta përpara një turme lokale, duke përfshirë gruan e tij Sofia Balbi dhe djalin.

Lexo po ashtu Luis Suarez shënon golin e parë për Nacional, por humb edhe një penallti

Por, është hyrja në dhomën e zhveshjes ajo që ka bërë tifozët të flasin në rrjetet sociale.

Ambientet e ndërrimit nuk i ngjanin aspak një terreni futbolli, ndërsa sulmuesi yll hynte me një çantën nën krah.

Reprezentuesi i Uruguait ka shkëmbyer “Wanda Metropolitanon” e Atletico Madridit për “Estadio Belvedere”.

Lexo po ashtu Messi e zë në befasi Suarezin me një video-mesazh gjatë prezantimit te Nacional

Një tifoz tha: “Të mendosh se disa vite më parë ai hyri në Camp Nou dhe tani ai hyn në Belvedere në ato kushte, sa katastrofike”.

Një tifoz i Suarez bërtiti: “Përulësia e këtij njeriu udhëtoi skenat më të mira në botë dhe tani ai vjen në këtë lloj kullotjeje të bagëtive.”

Një tjetër shtoi: “Djali po stërvitet për Kupën e Botës në stilin Rocky vs Russian”.

Lexo po ashtu Debutimi i Luis Suarez me Nacionalin nuk shkoi siç pritej, humb dhe nuk arrin të lë gjurmë

Dhe njëri qeshi: “Edhe Ronaldinho në burg kishte dhoma zhveshjeje më të mira se ato”.

Suarez vulosi rikthimin e tij të bujshëm në klubin e parë Nacional në gusht. Si pjesë e mirëseardhjes, klubi uruguaian organizoi një festë treorëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version