Ani pse ka gati rinovimin me Sandhausenin, ai mëton të luajë në vendlindje dhe pret oferta nga klubet kosovare. Kështu deklaroi Behrami për gazetën Arena.
“Mund të vazhdoj kontratën me Sandhausenin, por s’dua të ngutem. Dua të luaj në Kosovë për të paktën një sezon”, deklaroi ai, duke shtuar tutje që është në pritje të ndonjë oferte. “Tani për tani mund të them që jam në pritje të ndonjë oferte nga skuadrat kosovare. Gjithsesi, s’e përjashtoj mundësinë që të luaj edhe në futbollin e Shqipërisë, ku së fundmi po luajnë shumë futbollistë kosovar”, theksoi 19-vjeçari, i cili luan në rolin e sulmuesit dhe mesfushorit ofensivë.
I lindur në vitin 1994, Besforti e ka filluar karrierën futbollistike në Amerikë në moshën 6-vjeçare. Ai më pas u kthye në Kosovë, ku djersiti fanellën e Prishtinës. /Arena/Telegrafi/