Telegrafi

Nga Brukseli ka ardhur një aeroplan në Maqedoni me njerëz që dyshohet se janë me simptoma të coronavirusit

Sonte nga Brukseli kanë arritur persona të dyshimtë se janë të infektuar me coronavirus, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp.

Po bëhet ekzaminimi. Duhet të shihet nëse bëhet fjalë për coronavirus ose grip sezonal, ndërsa më pas do të vendosen nëse do të izolohen në shtëpi. Filipçe shtoi se tashmë ka informacione që njerëzit kanë simptoma.

Në vend, numri i personave të infektuar me coronavirus u rrit në 31 pasi 5 raste të reja u konfirmuan këtë pasdite, 4 prej të cilëve janë punonjës të kujdesit shëndetësor nga Dibra, gruaja e një pacienti tashmë të konfirmuar./Telegrafi/