Site icon Telegrafi

Nga brejtësit te njerëzit – si lindi varianti i ri Omicron?

Një analizë e variantit omicron nga një ekip shkencëtarësh nga Instituti Amerikan i Kërkimeve Scripps tregoi se ekziston mundësia që ai të jetë një virus korona që ka pësuar mutacion që kaloi nga njerëzit te kafshët dhe më pas përsëri te njerëzit

Christian Andersen, një imunolog në Institutin e Kërkimeve Scripps, tha në një intervistë me sitin bioteknologjik STAT, se omicron ka pësuar mutacion që nga mesi 2020.

“Ky lloj ndryshon nga variantet e tjera dhe mutacioni i tij filloi shumë më herët”, tha Anderesen.

Ai beson se omicron ishte në gjendje të “priste” ndryshime gjenetike për më shumë se një vit dhe mbajti një numër të madh gjenesh që kanë pësuar mutacione, gjë që nuk u vu re më herët gjatë pandemisë.

Kjo është për shkak se ai ose inkubohet në komunitete të mbyllura, anëtarët e të cilëve nuk marrin pjesë në kërkime ose përhapet midis llojeve të caktuara të kafshëve.

Rezultatet e analizës gjenetike të omicron treguan se ekzistojnë shtatë mutacione në gjene që lejojnë shumë brejtës të infektohen me virusin korona.

Përveç kësaj, disa gjene të mutuara e lejojnë omicron të përshtatet me jetën dhe riprodhimin në trupin e minjve. Është gjithashtu një gjen që nuk mund të gjendet në variantet tjera të virusit korona, duke sugjeruar që omikroni e ka origjinën dhe evoluar në trupat e brejtësve.

Aktualisht, shkencëtarët kanë tre hipoteza për origjinën e omicron. Këto përfshijnë një mutacion in vivo në një person me imunitet të kompromentuar, një mutacion në trupin e një pacienti kronik me COVID-19 dhe një mutacion në një kafshë të infektuar me llojin origjinal njerëzor që është kthyer te njerëzit.

Megjithatë, shumica e shkencëtarëve aktualisht priren të besojnë se mutacioni i omicronit e ka origjinën te njerëzit me imunitet të kompromentuar.

Kjo gjendje lejon që infeksioni të qëndrojë në trup për një kohë të gjatë, duke shkaktuar akumulim të lehtë të mutacioneve, derisa virusi të zhvillohet në një lloj të ri që është krejt i ndryshëm nga origjinali.

“Nuk ka gjasa që omicron të ketë origjinën në Afrikën Jugore, pasi ai vend ka një sistem që monitoron përhapjen e virusit në detaje dhe rregullisht. Është e mundur që virusi të ketë origjinën nga pjesë të tjera jugore të kontinentit afrikan”, tha Christian Drosten, një virolog në Spitalin Universitar Charité në Gjermani.

Exit mobile version