Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot për nder të shënimit të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë homazhe në kullën e Isa Boletinit si dhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ditën e ka nisur në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini.
Ai po ashtu ka shkruar se në këtë datë me rëndësi historike, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari. /Telegrafi/