Site icon Telegrafi

Nga bllokimi i trafikut tek anulimi i fluturimeve – bora e madhe shkakton kaos udhëtimesh dhe të energjisë elektrike në Japoni

Reshjet e dendura të borës në Japoni kanë penguar zhvillimin e aktiviteteve të përditshme pasi kanë shkaktuar bllokime trafiku dhe kanë çuar në anulimin jo vetëm të fluturimeve, por edhe të trenave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kansai Electric Power tha se mbi 3,000 shtëpi kanë mbetur pa energji në rajon.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se “një model i fortë presioni dimëror po shkakton borë të madhe, kryesisht përgjatë Detit të Japonisë, me disa zona që përjetojnë reshje rekord bore”.

“Sasia e borës pritet të rritet nesër… Kërkohet ende kujdes dhe vigjilencë e shtuar”, ka thënë të hënën ai.

Ndërkohë, rreth 130 fluturime të brendshme janë ndalur nga ANA Holdings, gjë që ka prekur rreth 5100 pasagjerë, tha Yutaka Kitahara, drejtoreshë e operacioneve të kompanisë.

Kitahara tha: “Meqenëse situata e motit në Japoninë verilindore mbetet e paqëndrueshme, mund të ketë më shumë anulime në vijim”. /Telegrafi/

Exit mobile version