Telegrafi

Nga bllokadat e Jamesit deri tek pikët e fitores së Bullock për Detroitin: Top-10 aksionet në NBA

Nik Stauskas dhe LeBron James (Photo by Harry How/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Një ndër ndeshjet më të forta ishte mes Los Angeles Lakers dhe Portland Trail Blazers, ku këta të fundit pësuan humbje me rezultat 126-117.

Pikërisht nga ky takim kanë rrjedhur edhe ndër aksionet më të mira, ku veçohet bllokada e LeBron Jamesit ndaj kundërshtarit Aminu.

LeBron James (Photo by Harry How/Getty Images)

Gjithashtu po i njëjti lojtar i ‘engjëjve’ bëri një asistim fantastik në drejtim të JaVale, i cili pasi mori topin në ajër e nguliti në kosh.

Por, aksioni më i mirë i mbrëmjes u realizua nga basketbollistët e Detroit Pistons, ku 1.4 sekonda para përfundimit të takimit, Reggie Bullock realizoi pikët e fitores kundër Toronto Raptors.

Lexo po ashtu James shkëlqen me 44 pikë në fitoren e Lakersave kundër Blazers

Theksojmë se LeBron James në ndeshjen kundër Blazers ishte i pandalshëm duke realizuar 44 pikë.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha Top 10 aksionet e mbrëmjes në NBA. /Telegrafi/