Site icon Telegrafi

Nga birraria në kafene: Sistem nëntokësor, për furnizim me birrë (Video)

Në Bruges të Belgjikës, është krijuar një sistem unik nëntokësor, që furnizon kafenetë me birrë.

Në mënyrë që të kursehet koha për transportim dhe materialet përcjellëse – si shishet dhe arkat- është krijuar ky tubacion që ka kushtuar katër milionë euro, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi ‘Haalve Man’ është kujdesur që të krijojë ‘birrësjellësin’ që dërgon materialin e lëngshëm në largësi prej më shumë se një kilometër e gjysmë.

Sistemi që punon njëjtë si sistemi i ujit, ka qenë mjaftë i vështirë të punohet sepse qyteti mesjetar është nën mbrojtjen e UNESCO-së dhe gjithçka është dashur të kthehej siç ishte më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version